Jo vetëm Meta? Bamir Topi: Njoh të tjerë bashkëpunëtorë të Sigurimit, ja pse nuk flas dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e djeshme plenare, 94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve, që ka qenë tejet i diskutuar dhe ‘mollë sherri’ së fundmi mes opozitës e mazhorancës.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai ka deklaruar se njeh shumë persona, si publikë ashtu edhe në jetën e tij private, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por nuk mund të flasë, për shkak të postit që ai ka mbajtur.

Topi u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania” se këta persona sillet në mënyrë të çuditshme, sikur nuk kanë qenë  bashkëpunëtorë dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas tij, ligji për hapjen e dosjeve u iniciua për një njeri specifik, shtetasin I.M, që dyshohet të jetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Asgjë e re, është një fabul që e dëgjojmë prej 32 vitesh. Është një detyrim që politika duhet ta kishte realizuar prej vitesh. Tashmë, duket sikur ky ligj po miratohet në mënyrë specifike për një  njeri. Nuk është më një probem prioritar i kohës. E kam kërkuar me ngulm që dosjet duhet të hapen. Natyrisht, dosjet në do të kërkohen të hapen, do ta tregojnë.

Personi që shikoni këtu ka informacion të plotë, sepse kam qenë në një pozicion ku m’u dha mundësia të kisha akses, di shumë gjëra, nuk flas dot sepse respektoj pozicionin që kam pasur. Unë di shumë mirë, njerëz që kam përballë, njerëz publikë, njerëz që më kanë rrethuar në jetën private, është një shoqëri shumë e çuditshme. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, kjo është një shoqëri tepër e çuditshme. Politika e ka mbajtur qëllimisht historinë e dosjeve në ajër, për shantazh”, u shpreh Topi.

Lexo edhe :  Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian

 

Të fundit

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë....

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Lajme të tjera

Web TV