“Partia shtet nuk njeh kufi”/ Berisha i tregon forcën Ramës: Do përballemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha është duke mbajtur një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Në fjalën e tij ai tha se kryeministri, Edi Rama ka filluar manipulimin e zgjedhjeve lokale të 2023-it që tani.

Ndërsa theksoi se PD është e vendosur të përballet me Ramën në këto zgjedhje, dhe se nuk do t’i bojkotojë. Berisha i cilësoi patronazhistët terroristë të kuqë. Ai tha se patronazhistët kanë kërcënuar qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milion shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat. Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhisht është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne.
Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota”,
 tha Berisha.

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV