Festivali në RTSH, ja emrat e këngëtarëve pretendentë për të shkuar në Eurovizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë vit me shumë kuriozitet po pritet Festivali i RTSH. Kjo, për faktin se kur duhen edhe më shumë se 2 muaj nga ky event, kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë që do të marrin pjesë. Mediat kanë deklaruar se do të jetë Arbana Osmani ajo që këtë vit do të moderojë Festivalin e RTSH. Sipas tyre, Arbana do të ketë suport në këtë event bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, i cili do të jetë regjisor i festivalit. Burimet bëjnë me dije se ftesa i ka ardhur nga miku i saj, drejtor i RTSH, Enkel Joti.

Ndërkohë kanë nisur të zbulohen edhe konkurrentët e parë. Edhe këtë vit, si edhe vitet e shkuara, Evi Reçi do të marrë pjesë në festival, duke tentuar këtë herë edhe fitoren e madhe. Grupi “Urban Band” që këtë vit merr pjesë me një vokalist të ri si Endrik Beba, paraqitet me një krijim të rokerit Eugent Bushpepa, zbulonte “Kryefjala”.

Grupi “Produkt 28”, por që këtë herë do të vijnë të ndarë, pasi Fabian Basha ka një krijim të tijin, ndërsa kantautori Alban Kondi vjen këtë herë duet me këngëtaren e re Loré, artiste e re që menaxhohet nga vetë ai.

Një emër që ka spikatur në listën e artistëve është edhe ajo e këngëtares Fifi, që pritet të jetë edhe një ndër pretendentët për çmimin e madh. Ndërkohë që shumë është përfolur edhe pjesëmarrja e Ylli Limanit në këtë festival, por ka qenë vetë artisti kosovar që e ka mohuar lajmin. Ai ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, që fituesin e çon në festivalin evropian të muzikës, Eurovizion, ama la të kuptohet se moderatorja do të jetë Arbana Osmani.

Ky reagim i artistit erdhi në rrjetin social “Instagram”, në të cilin ai u shpreh: “Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovizion”, duke mbyllur kështu çdo thashethem se artisti mund të jetë pjesë e Festivalit. Më herët, edhe Elvana Gjata ka konfirmuar se nuk garon në Festivalin e RTSH-së Ndërkohë që vit pas viti të shumtë janë personazhet që zbulojnë pakënaqësitë e tyre ndaj këtij kompeticioni muzikor.

Lexo edhe :  Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Këngëtarja Olimpia Smalaj ka folur së fundmi për projektin e saj më të ri muzikor, eksperiencën e saj të parë si aktore dhe një incident që ka ndodhur gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e RTSH-së. E ftuar në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’, Olimpia zbuloi se kishte pasur në moment gjatë provave të festivalit ku ishte ndjerë e acaruar për faktin se kishte ndjerë një lloj diferencimi nga artistët e tjerë, të cilët kishin më shumë prioritet.

“Pata një shpërthim gjatë provave. Ishte shumë intensive, kishte një minutazh të caktuar për të bërë prova. Duhet vetëm dy herë prova gjenerale, ndërsa disa të tjerë kishin prioritet. E ngrita zërin për diçka që m’u duk e padrejtë. Pastaj njëra gjë solli tjetrën dhe desh e theva mikrofonin”, rrëfeu këngëtarja, teksa gjithashtu shtoi se dhe përse jo në gjendje të mirë shëndetësore ajo arriti të performonte me sukses natën e festivalit.

Një tjetër që nuk e ka fshehur vështirësinë që mbart ky Festival, ka qenë edhe moderatorja Xhemi Shehu. Teksa foli për këtë eksperiencë në “Top Albania Radio”, Xhemi Shehu u shpreh se është përballur me “momente tensioni që s’dëshironte t’i kujtonte”. Moderatorja u shpreh se “do ta mbajë mend gjithmonë, por nuk do ta përsërisë më si eksperiencë”. “Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tri ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni, të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do ta përsëris më si eksperiencë”, tha ajo./PanoramaPlus

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV