Alarm në Europë, zbulohet një nënvariant i ri i Omicron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lloj i ri i mutacionit Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Europë dhe ka të ngjarë të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ECDC.

Kjo ka të ngjarë të kontribuojë në një rritje të numrit të rasteve të COVID-19 në javët apo muajt e ardhshëm.

“Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për shfaqjen dhe përhapjen e llojit BQ.1 dhe të kryejnë teste diagnostike dhe të vazhdojnë të monitorojnë normat e rasteve të koronavirusit, veçanërisht te personat mbi 65 vjeç, ” ECDC.

Studimet paraprake laboratorike në Azi tregojnë se varianti BQ.1 i Omicron ka aftësinë të shmangë ndjeshëm përgjigjen e sistemit imunitar. Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë që lloji i ri shkakton simptoma më të rëndë në krahasim me variantet e tjera të Omicron.

Gjithashtu nevojiten doza përforcuese për personat më të rrezikuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese, si të rriturit mbi 60 vjeç, personat me imunitet të dobët dhe gratë shtatzëna.

Sipas ECDC, vendet me normat më të larta janë Franca (19%), Belgjika (9%), Irlanda (7%), Holanda (6%) dhe Italia ( 5%).

Të fundit

Reshjet masive të borës, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore

Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej...

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë...

Shpërthen “Tik Tok-u” i ri, miliona shkarkime nga amerikanët për aplikacionin kinez

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Abone falas/ Veliaj me pensionistët: Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme...

“Hiqni duart nga Siria”, Erdogan: Turqia mund t’i ‘shtypë’ të gjithë terroristët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që të “heqin duart” nga Siria dhe tha se Turqia ka aftësinë dhe...

Lajme të tjera

Web TV