Milan fiton bindshëm ndaj Monza-s, Brahim Diaz dhuron spektakël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani ka fituar 4-1 ndaj Monzas në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Brahim Diaz, me portierin Ciprian Tatarusanu që ishte asistuesi.

Spanjolli nuk u ndal me gola dhe shënoi edhe të dytin për Milanin, tani në minutën e 41-të, me Divock Origin që ishte në rolin e asistuesit.

Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Stefano Piolit ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera, por pranuan një gol.

Ishte Origi (65’), ai që e shënoi golin e tretë për Milanin, ndërsa Junior Messias ishte asistuesi.

Monza nuk u dorëzua edhe pas pranimit të tre golave, derisa arriti të ngushtonte epërsinë në 3-1 me golin e Filippo Ranocchia që u shënua në minutën e 70-të.

Mirëpo, vendasit nuk lejuan befasi dhe shënuan edhe golin e katërt me anë të Rafael Leaos (84′), me Theo Hernandez që ishte asistuesi.

Me këtë fitore, Milani gjendet në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 12-të, kampioni në fuqi takohet me Torinon.

Të fundit

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV