Kush e vrau Lear Kurtin?/Thirrja e fortë e ekspertit të kriminalistikës: Nxirrni filmimet

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço u bën thirrje autoriteteve përkatëse të nxjerrin pamjet e marketit, ku ka ndodhur ngjarja me Lear Kurtin, i cili humbi jetën në duart e policisë.

“Nxirrni filmimet e marketit që i mbani të kyçura në kasafortë. Tregohuni perëndimor, siç bëjnë gjithë policitë evropiane. Shfaqni integritet dhe bëni transparencë.

Më mirë një polic i dënuar sesa një polici e tërë e njollosur dhe pa besimin e publikut”, shkruan ai.