I shkruan në shtëpi për kontroll/ Politikani i njohur pret me granata e të shtëna policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një politikan brazilian është në paraburgim pasi hodhi granata ndaj policëve që erdhën në shtëpinë e tij në shtetin Rio de Zhaneiro për ta arrestuar.

Sipas mediave të huaja, Roberto Jefferson, një aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej të dielën.

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë urdhëroi më parë ndalimin e tij për fyerje të kryetares së drejtësisë Carmen Lucia.

Ai ishte tashmë në arrest shtëpiak për kërcënimin e saj.

Ndërkohë Bolsonaro reagoi duke thënë se ata që qëlluan ndaj policisë duhet të arrestohen.

Siç bëhet e ditur më tej, dy oficerët u plagosën nga predhat gjatë sulmit në Levy Gasparian, në veri të kryeqytetit të shtetit Rio de Zhaneiro. Ata u dërguan në spital dhe më pas u liruan.

Jefferson, ish-udhëheqësi 69-vjeçar i partisë politike PTB, qëlloi gjithashtu një numër të shtënash nga një pushkë, duke thyer xhamin e përparmë të një makine policie.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, kishte urdhëruar ndalimin e politikanit me arsyetimin se ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Tensionet politike janë të larta në Brazil përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës midis Bolsonaro dhe krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Të fundit

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një...

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Lajme të tjera

Web TV