Rama nga Jerusalemi: Gjyshja ime pa shkollë ishte më e mençur se shkencëtarët në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po vijon sot vizitën në Jerusalem, Izrael, ku u prit nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog.

Ai ka folur për hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri dhe sesi asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Në fund të fjalës së tij, Edi Rama tregoi një histori të shkurtër nga jeta, kur ishte fëmijë dhe gjyshja e qetësonte sa herë mërzitej me prindërit. Po ashtu, kryeministri tha se gjyshja e tij nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e zgjuar se gjithë shkencëtarët që ai njihte.

“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte:

Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.

Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj që nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë seç dini, por s’do të mërziteni”, u shpreh Edi Rama.

Të fundit

E rëndë në Tiranë! 38-vjeçarja i jep fund jetës brenda në makinë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u...

Diaspora/ Mbetet peng vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet e tjera!

Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në të gjitha shtetet, por 53 mijë votat e emigrantëve të Greqisë kanë mbetur ende peng,...

Rama publikon pamjet nga ambienti ku do të zhvillohet Samiti: Shtëpia e Europës…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej, Tiranë. Kreu i qeverisë e...

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Lajme të tjera

Web TV