Ulesh në kafe por nuk porosit? Në Spanjë mund të gjobitesh për këtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve na ka ndodhur të ulemi në ndonjë lokal e të mos porosisim, mbase nga nxitimi ose nga ndonjë arsye tjetër.

Mirëpo, në Spanjë, ndonëse është e pazakontë, mund të gjobitesh për këtë.

Taverna La Solía ​​de Liaño, në Spanjë, ka vendosur që të tarifojë me 1,5 euro të gjithë klientët që ulen në tavolinë dhe nuk konsumojnë. Kjo ide ka lindur sidomos për grupet që ulen në tavolinë dhe jo të gjithë porosisin.

Pronari i lokalit, Óscar Solana, shprehet: “Industria ka ndryshuar pas COVID. Ne kemi nevojë që njerëzit të konsumojnë. Inflacioni po ndikon shumë tek puna jonë. Ne nuk jemi qendra sociale e qytetit. Ne kërkojmë vetëm pak respekt”.

“Nëse grupi është i madh, duhet të bashkojmë dy tavolina. Nëse do të konsumonin vetëm 4 nga 6, do t’i kishim vendosur në një tavolinë për katër persona. Njerëzit duhet të kuptojnë se ky është një biznes dhe se ne kemi nevojë që ai të jetë fitimprurës. Përndryshe, do të ishte e pamundur”, shton pronari i lokalit.

Mbase, pronarët e lokaleve në Shqipëri duhet të mbajnë shënim…

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV