Berisha thirrje studentëve: Bëni gjithçka për suksesin e protestës së pedagogëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me studentët në lidhje me situatën ekonomike të vendit, por dhe grevën e ndërmarrë nga pedagogët. Berisha në fjalën e tij u kërkoi studentëve që të mbështesin grevën e drejtë të pedagogëve për dinjitetin e tyre dhe për të shpëtuar universitetin.

Sipas Berishës rritja me 40% e pagës së pedagogëve dhe dhënia e një shume prej 100 euro për çdo student është gjëja minimale që duhet të bëjë qeveria në këtë situatë.

“Ti student me ato që të jep familja e ke biletën dyfish të udhëtosh, e ke qiranë më të lartë, ushqimet janë më të larta, si të mos kujtohet tu ndihmojë udhëton me avion taksi 300 mijë euro në udhëtim. Në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion udhëtarësh..

A mund të marrë një pedagog sa ç’marrin punonjësit e fasonërisë. Pse duhet të rrinë ata këtu. Ne jemi buzë greminës.

Qëndrimi ndaj jush është qëndrimi ndaj të ardhmes. Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste. Po ju jap një sugjerim, punoni me çdo të ri që njihni. Unë admiroj këtë grevë pasi është një grevë multipartiake dhe flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitetin. Çdo ditë i sulmon një person me probleme të rënda psikike. Ajo që luftojë ata për pagat dhe 100 euro për ju është gjëja më minimale.

Pse duhet të paguhet pedagogu në Prishtinë 1200 euro dhe në Shqipëri 600 euro, kur buxheti i Shqipërisë është më i madh se buxheti i Kosovës. Sepse në Kosovë ministrat nuk udhëtojnë me avion taksi, apo të krijojnë ndërmarrje fiktive si inceneratorët.

Lexo edhe :  Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të realizueshme.

Çfarë është 40 % rroga, indeksimi i inflacionit të këtyre 8 viteve. Do të kenë të njëjtën fuqi blerëse si në vitin 2013”, tha Berisha.

Të fundit

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV