Kryeministri Edi Rama pas vizitës së tij tre ditore në Izrael, së fundmi ka udhëtuar drejt Abu Dabit.
Ka qenë vetë Rama ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka postuar një foto krah Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
“Pas Izraelit një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan ai.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama zhvilloi një sërë vizitash. Ditën e djeshme kreu i qebverisë shqiptare takoi liderin e e opozitës izraelite Benjamin Netanyah. Më herët kryeministri Rama takoi në pallatin presidencial presidentin e Izraelit Isaac Herzog.