MBZHR, portal online për fermerët, Krifca: Këshillim mbi çmimet dhe mbjelljet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca bëri të ditur se, shumë shpejt fermerët do të kenë portalin e tyre informativ, me këshilla dhe praktika mbi prodhimin bujqësor, çmimet e shitjes së produkteve dhe trendet më të fundit të zhvillimit nga ky sektor.

Krifca informoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), po punojnë për të finalizuar vënien në funksionim të portalit të fermerit.

Sipas saj, risitë digjitale dhe vënia në përdorim e tyre po lehtësojnë fermerin dhe po ndikojnë në rritjen e cilësisë në bujqësi.

Portali i fermerit, një platformë e re informative online, i vjen në ndihmë komunitetit rural, për t’u informuar mbi çdo hallkë që shoqëron prodhimin bujqësor e deri tek çmimet e shitjes së produkteve.

Hapësira e re virtuale vjen si një ‘dritare’ në mbështetje të fermerëve me këshilla bujqësore, transparencë dhe informacion mbi: çmimet ditore të shumicës së produkteve bujqësore; legjislacionin në bujqësi; aksesin në financë; prognozë dhe sinjalizimin për mbrojtjen e bimëve dhe sëmundjet e kafshëve; shërbime dhe analiza të tokës; rekomandime për zgjidhjen e problemeve sezonale të kulturave bujqësore; teknologjitë e prodhimit dhe rrjet ekspertësh dhe këshilluesish bujqësorë.

Ministrja Krifca u shpreh se “qëllimi kryesor i portalit është që ky informacion i shumëllojshëm t’i vijë në ndihmë fermerit për të marrë vendimin e duhur në aktivitetet ditore, për të ditur çmimet, praktikat më të mira të prodhimit, kushtet klimatike se si ndikojnë në prodhimin e tyre dhe masat që duhen marrë”.

Çdo kategori e portalit i drejtohet nevojave të fermerit duke i orientuar ata në zgjedhjen e duhur.

Portali i fermerit, është një politikë tjetër e MBZHR, që synon ta ndihmojë fermerin në vendimmarrje, ta fuqizojë atë në aftësinë e tij negociuese në raport me tregtarin, pikën e grumbullimit etj.

Të fundit

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Lajme të tjera

Web TV