Thaçi: Kosova të dëgjojë SHBA-në, ndryshe do kemi pasoja në ekonomi  e politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga Nju-Jorku, ka thënë se Kosova pëson në rrafshin ekonomik, politik dhe diplomatik nëse nuk e dëgjon SHBA-në.

Ne kemi mesazhin që Kosova duhet të jetë besnike e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë korrekte, e përgjegjshme dhe e sinqertë, dhe zotimet që i jep t’i realizojë. Në asnjë rrethanë me asnjë me asnjë politikë elektorale të politikës ditore nuk guxojmë të rrezikojmë këtë partneritet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë mbështetje të jashtëzakonshme sepse adresë tjetër Kosova nuk ka, të sinqertë e mbështetëse, përpos Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, edhe në rrafshin gjeostrategjik, Kosova duhet të ruaj dhe kultivojë edhe më fuqishëm këtë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të, në rrethana tjera me një kokëfortësi me një veprim populistë do të mund të cenojë rëndë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën.

Njëjtë, siç e përmendi edhe në mesazhin e tij edhe vet ambasadori Grenell, që Kosova duhet t’i kryej obligimet e veta, përgjegjësitë e veta dhe të jetë konkrete në opresionalizimin e çështjeve që janë me interes strategjik për Kosovën për Ballkanin Përendimor dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përndryshe mund të kemi pasoja në rrafshin politik e diplomatik të njohjeve të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Por, ç’është edhe më e keqja do të mund të ndalen edhe investimet ekonomike që do të ketë më pastaj edhe pasoja të riparueshme për zhvillimin ekonomik të vendit por edhe për hapat e mëtutjeshëm. Nuk ka çështje më e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që ndërlidh me politikat elektorale ditore, kur krahasohet cenimi i raporteve Kosovë – SHBA. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Nuk do të lejojmë që të ndodhë. Sepse mbi të gjitha është ky relacion që duhet të ruhet dhe kultivohet tash e 30 vjet, është një edukatë dhe kulturë politike dhe qytetare në Kosovë. Jemi popullata më pro-amerikane dhe Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë vendimet e drejta, të shpejta, të qarta”, është shprehur presidenti Thaçi.

Lexo edhe :  Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë (shifrat e fundit)

Thaçi tha se kushdo që pretendon ta zëvëndësojë partneritetin e SHBA-ve me një adresë të përkohshme e ledhatuese, bën një gabim strategjik e historik.

Gjithashtu, presidenti edhe njëherë kujtoi mesazhin e ambasadorit amerikan në Gjermani, z. Richard Grenell për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Presidenti foli edhe për liberalizmiin e vizave ku tha se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat pa kushte.

Të fundit

“Alo” presidentësh, çfarë biseduan sot Trump dhe Putin për një orë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë telefonike sot, e gjashta...

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

Lajme të tjera

Web TV