Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë.

Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare.

Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës.

*Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,

VENDOSI:

Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

Artisti                                               Kënga

2 Farm                                             Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi        Melodi

Albina Kelmendi                             Duje

Anduel Kovaçi                                Malli

Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila                                          Evita

Enxhi Nasufi                                  Burrë

Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi                                          Ma kthe

Fabian Basha                                 Një gotë

Fifi                                                 Stop

Franc Koruni                                 Në pritje

Genti Hoxha                                 Ajër

Gjergj Kaçinari                              Dje

Luna Causholli                             Jetën ta fal

LYNX                                            Nëse ke besim

Manjola Nallbani                         Dua

Permit of Stay                              Fobia

Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi

Rezearta Smaja                            N’Eden

Rovena Dilo                                 Motit

Sara Kapo                                    Para teje

Serxhio Hajdini                            Vështirë

Urban Band                                 Në çdo hap

Vanesa Sono                                Aroma jonë

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV