Zgjedhjet vendore/ Berisha-Meta, më jep të jap dhe marrim pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nënshkruan mesditën e së enjtes marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sipas dakordësisë së firmosur nga dy drejtuesit, PD dhe PL vendosin që “konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Gjithashtu, Këshillat Bashkiake do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, “në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla”. Marrëveshja e tyre konsiston në largimin e Edi Ramës si kryeministër.dhe në rikthimin e pluralizmit në vend.

“Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike: për shkak të korrupsionit shkatërrimtar; të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;të shpopullimit masiv dhe tragjik; të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin; të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni”, thuhet në marrëveshje.

Sipas marrëveshjes të dyja palët janë dakordësuar për ti ofruar Shqipërisë një alternative fituese në zgjedhjet e 14 Majit.

“Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik. Vendosin: Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë; Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh; Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla; Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve; Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare; Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve”, lexohet në tekstin e marrëveshjes.

Dashuri dhe urrejtje/ Berisha dhe Meta tregojnë interesat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se marrëveshja e firmosur me kreun e PL-së, Ilir Meta është një marrëveshje që garanton fitoren. Sipas tij, Rama nuk ka guximin që të dalë në konferencë dhe të tregojë sesi do hyjnë në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana e tij, Ilir Meta u shpreh se PD dhe PL do të kenë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa theksoi se marrëveshja nuk është për ndarje pushtetesh.

Në fillm urrejtje, më pas dashuri, u ndanë në një peridhë të gjatë ftohje, por në fund vendosën që ta mbyllin bashkë “jetën politike”. Kjo është metamarfoza mes Sali Berishës dhe Ilir Metës në 32 vite jetë mes pushtetit të ëmbël dhe opozitës së hidhur. Marrëveshja parazgjedhore vjen pas një sulmi që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë më herët mes njeri-tjetrit, por edhe së fundmi mes ish-LSI-së dhe Lulzim Bashës, ku akuzat u thanë publikisht. Në gjithë këto vite të krijimit të LSI dhe PL sot, Partia Demokratike ka pasur histori urrejtje e sot dashurie. Por si e komentojnë këtë kryetari i Partisë së Lirisë dhe kreu i ‘Rithemelimit’. Meta ka qenë në përgjigje më “goditje të largër” duke mos kthyer përgjigje të drejtpërdrejt për pyetjen. “Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që i intereson qytetarëve dhe kjo marrëveshje është dhënie fuqi atyre përmes referendumit, përmes primareve dhe përmes shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamente vendore. Rikthen Shqipërinë në pluralizmin politik dhe në shtet të së drejtës”, tha Meta.

Po ashtu edhe Berisha ka qenë në të njëjtën valë me Metën, duke nënvizuar se Marrëveshja e shërben qytetarëve, dhe se kërkoi që gazetarët të mos ju kthehen arkuvave. “Se çfarë thoshte deputeti Basha, i mori me vete të gjitha ato që thoshte. Miqësisht do t’ju sugjeroja të mos i nxirrni nga arkiva ato tanimë, kjo nuk do t’ju shërbejë. Kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten, që kur është qeveris Tirana për herë të parë nga shqiptarë deri më sot. Duhet ta shihni këtë me shpresë dhe besim të madh, si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët.  Në politikë nuk ka interesa personale por interesa politike të përgjithshme. Mendoj se interesi i përgjithshëm i kësaj marrëveshjeje është i jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

Lexo edhe :  'MailOnline': Britanikët çmenden për parajsën evropiane, Shqipërinë

Meta u pyet edhe për prishjen e koalicionit me Berishën në vititn 2013. “Lidhur me këtë marrëveshjen e 2013-s, ish- LSI përfshrirë edhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Në momentin kur i ka ardhur fundi asaj marrëveshje  është mbyllur. Sa i takon të gjitha vendimeve ish LSI-së dua t’ju siguroj se të gjitha kanë qenë në interes të integrimit të vendit në kushtet dhe rrethanat e ndryshme që janë marrë. Që prej themelimit të saj, kur qeveria e Fatos Nanos u bë pengesë për integrimin”, tha Meta. I pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi nëse humbin në zgjedhjet vendore, ish-kryeministri Sali Berisha tha se humbje ka pasur vetëm me Luzlim Bashën, ndërsa me marrëveshjet që nënshkruan ai sigurohen vetëm fitore.

“Me Bashën vetëm humbje ka pas. Me Berishën kanë qenë vetëm fitore. Kaq kisha unë”, tha Berisha. “Biles edhe me kandidat Bashën kemi fituar”, tha Meta. Nga ana e tij, Ilir Meta u shpreh se PD dhe PL do të kenë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa theksoi se marrëveshja nuk është për ndarje pushtetesh. “Sa i takon Partisë së Lirisë objektivi është çminimit i këtij regjimi monist në nivel vendor dhe ndëshkimi nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Ky është interesi ynë. Ne nuk e shohim këtë marrëveshje për ndarje pushtetesh në nivle vendor. Për ne me rëndësi është të kthejmë besimin e qytetarëve shqiptarë, tek demokracia dhe roli tyre.

Fakti që marrim këtë angazhim madhor për çështjen e referendumeve, besoj se është garancia më e mirë për të ardhmen dhe do të realizohet. Për asnjë bashki nuk do të ketë asnjë problem dhe asnjë shqetësim nga ana e PL në raport me PD apo grupimet e tjera që ajo negocion. Ne respektojmë primaret, kudo ku ka  interes nga kandidatë të PL apo pranë PL për të kandiduar ne respektojmë primaret dhe nuk do kërkojmë që të lihet një bashki, përkundrazi të gjendet mënyra më e mirë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes në primare”, tha Meta. Ndërsa Berisha tha se çdo gjë do të bëhet mbi bazën e kuadrit të marrëveshjes që do përcaktohet nga grupet që do merren me zbatimin e marrëveshjes. “Një gjë është e sigurt, që marrëveshja synon fitoren. Kjo është marrëveshja e fitores. Shkoni pak, le të bëjë një konferencë po ia mbajti pala tjetër. Pala tjetër nuk del dot, ta marrë Erionin Rama dhe të thotë si hyjnë në këtë fushatë. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Kandidatët

Teksa Belind Këlliçi ka shprehur ambicien për të kandiduar në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sali Berisha e përgëzon dhe thotë se do të presë rezultatin e primareve. “Kandidati do të dalë nga primaret dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i hapë fund kryetarokracisë. Z. Këlliçi ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garën për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, tha Berisha. Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se “Për ne nuk ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni. Për ne ka rëndësi procesi të jetë sa më i mirë dhe konstruktiv. Ky proces i hapur do të përzgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se shoh që njëri është më i mirë se tjetri”.

 

Të fundit

Xhelozia “po i fut në dhe’”/ Gjesti dhe Egli kërkojnë ndihmë nga produksioni

Debatet mes Eglit dhe Gjestit janë kthyer në shqetësim për të dy banorët. Fakti që Gjesti zëvendësoi në shtrat...

Parashqevi Simaku rikuperohet plotësisht? Elton Ilirjani jep lajmin e mirë

Elton Ilirjani, shqiptari i cili sfilon në pasarelat e modës dhe ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar...

Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e Partisë Demokratike...

Kristi Pinderi: Berisha do të mbetet në histori si mbështetës i komunitetit LGBTQ

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit,” ka folur për mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha i...

Harxhi: Si LaCivita do t’i japë fitoren Sali Berishës!

Christopher Joseph LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump dhe një konsulent politik i njohur, ka ardhur në Shqipëri për të...

Lajme të tjera

Web TV