“Më pak se gjysma e shpifarakut”/ Rama përgënjeshtron akuzat për udhëtimet me charter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij jashtë vendit me avion që sipas kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.

Rama përmes një statusi në Tëitter ka publikuar shifrën e udhëtimeve të ish-kryeministrit Berisha në vitin 2012, ku sipas tij janë shpenzuar 226.893 lekë të reja. Ndërsa siç shkruan ai, në vitin 2020, ai ka mundur të shpenzojë 193.331 lekë të reja.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja”, shprehet ai.

“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan më tej Rama.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV