Turqia lëshon emigrantët sirianë drejt Greqisë, përshkallëzohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka hapur kufirin duke lëshuar emigrantët drejt Greqisë dhe vendeve të tjera. Nga ana e saj, policia kufitare greke zhvilloi një përleshje të vërtetë me qindra emigrantë sirianë që mësynë kufirin në Kastania. Policia u detyrua të përdorte edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Greqia, e cila ka një marrëdhënie historike të tensionuar me Turqinë, akuzoi Ankaranë zyrtare se e ka organizuar situatën me emigrantët në kufi dhe premtoi se do t’i mbajë ata jashtë territorit të vendit.Nga ana e saj, Turqia deklaroi të enjten se nuk do të përballet më me fluksin e azilkërkuesve sirianë dhe do t’i lejojë ata të kalojnë drejt kufijve europianë, pas sulmit ajror në Idlib ku humbën jetën 33 ushtarë turq.

“Emigrantët nuk erdhën në këtë pikë kufitare me mendjen e tyre. Ata u dëbuan nga fqinjët tanë turq dhe u përdorën prej tyre”, u shpreh ministri i Rendit Publik, Michalis Chrysohoidis. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas u shpreh se Greqia u përballë me një tentativë masive dhe ilegale për thyerjen e kufirit dhe se forcat e policisë ja arritën të pengonin më shumë se 4000 persona që të hyjnë në territorin grek.Turqia iu përgjigj akuzave të Greqisë. Ministri i Jashtëm, Cavusoglu akuzoi Athinën për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj qindra të pafajshmëve që ishin mbledhur në portat e saj.

Të fundit

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Lajme të tjera

Web TV