Emri i dytë që do të futet në garën e Primareve të Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë është anëtari i Këshillit Kombëtar Gert Bogdani.
Partia Demokratike e ka njoftuar këtë me anë të një njoftimi për mediat.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi është personi i parë nga Partia Demokratike që ka finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën, si mjeku Ilir Alimehmeti, aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.