Dikur luante me brezin e artë të Newcastle, sot është banakier në Bar-in e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë futbollistë vazhdojnë të qëndrojnë me futbollin edhe pasi përfundojnë karrierën e tyre, por ka histori të pazakonta që i çojnë lojtarët e famshëm në një rrugë të papritur.

Janë të pakta skuadrat që kanë fituar zemrat e kaq shumë tifozëve neutralë aq shumë sa Neëcastle në fillim të këtij shekulli. Brezi i famshëm me Allan Shearer është i fundit në të cilin ‘Laraskat’ luajtën në Ligën e Kampionëve.

Ai Newcastle i famshëm luajti një rol të rëndësishëm në futbollin anglez dhe atë evropian. Skuadra luftoi për titull dhe ishte pjesëmarrëse edhe në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti francez Olivier Bernard ishte një figurë e rëndësishme e asaj skuadre. Ai pasi u pensionua u largua nga futbolli, pasi ai tani e kalon jetën në një kafene.Newcastle cult hero looks unrecognisable after swapping Premier League for pulling pints - Mirror Online

Bernard qëndroi me familjen e tij në Angli. Ai e hapi një kafene në qytetin Blyth, jo shumë larg Newcastle, dhe në këtë vend gjithçka i dedikohet ekipit më polarizues në veri të Anglisë.

Në hyrje të pubit është një pikturë e madhe e Sir Bobby Robson, një njeri kyç për epokën në të cilën Newcastle luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm në Angli.

Krejtësisht i panjohur tani, Bernard u kthye në interes për mediat britanike, kështu që The Sun e kontaktoi atë në një kohë kur ‘Laraskat’ po luante futbollin e tyre më të mirë në pothuajse 20 vjet.

“Ne me siguri do ta mposhtnim këtë Newcastle sot sepse kishim një sulmues ‘vdekjeprurës’ si Alan Shearer. Nuk mund ta krahasoni Callum Wilson me Shearer. Kur ishin në ditën tonë, askush nuk mund të na bënte asgjë”, ka thënë Bernard.

Edhe pse francez, ai thjesht e donte jetën në veri të Anglisë, sa nuk donte ta linte atë. Fëmijët e tij lindën aty dhe në janar 2020 ai vendosi të hapte pijetoren Masons Arms, ku aty qëndron shpesh edhe ylli aktual i Neëcastle, Dan Burn.

Lexo edhe :  Alphonso Davies “devijon” Real Madridin, anësori kanadez rinovon me Bayern Munich

Për gjeneratën e tij të famshme të Newcastle, Bernard tregon se futbollistët ishin “të egër” dhe se mund të kishin bërë edhe më shumë.

“Ne ishim të egër. Ishte edhe garda e vjetër – Alan, Gary Speed, Shay Given, Steve Harper”, kujton Bernard për The Sun.

Të fundit

Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dyditore (9-10 shkurt) në Malin e Zi. Presidenti i Republikës Bajram...

Protesta e opozitës/Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të...

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon apeli për ndihmë

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po përballet me një sfidë të...

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Lajme të tjera

Web TV