2 Marsi/Rama: Nëse doni t’ia fusni kot, dëgjoni Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama ka shigjetuar presidentin Ilir Meta një ditë para protestës së këtij të fundit.

Duke folur në sheshin “Nënë Tereza”, në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste Rama u drejtua për nga presidenca dhe iu tha të rinjve se “mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë”.

Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh TV dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi”, tha Rama.

Të fundit

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Lajme të tjera

Web TV