Rama: Deklaroni të ardhurat nëse nuk doni për vizitë vajzën e OFL-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se amnistria e pasurisë do të përfshijë qytetarët e thjeshtë.

Rama bëri të qartë se nga amnistia janë përjashtuar politikanët, gjyqtarët dhe familjarët e tyre.

Pse ka një dallim dhe nuk jemi të gjithë njësoj. Një popull i tërë që rropatet në emigracion. Shqipëria është atdheu i të keqes, por nuk është kështu.

Shqipëria reale është Shqipëri që punon dhe nëse unë shkoj me disa kolegë dhe vizitoj një zonë që deri dje kishte vetëm ferra dhe tani është bërë një investim 2 mln euro, thonë se ky është ekrani i propagandës. Ku ka këtu njerëz që punojnë.

Ka mbetur qeveria e Krimit dhe Vojo Amerikani që ka marrë përsipër të kthejë shqiptarët  nga emigracioni dhe të puthë pa leje flamunjtë e të tjerëve.

Emigrantët nuk i kanë marrë paratë e skllavërisë që t’i fusin nëpër banka. Këtu nuk keni pasur një bankë private të sigurt dhe ata para që u bënë këtu fundosën në Wall Street-in e atij që ju e doni. Ai ju thoshte hajdeni, futuni tek Vehbiu.

U bën Vehiu si Will Smith. Sot ku emigrantët çojnë para kalojnë nëpër disa procese kontrolli. Edhe kur blejnë shtëpi këtu i shkon kontrolli. Të gjithë përveç politikanëve gjyqtarëve, policëve dhe kriminelëve dhe familjarëve të tyre ne do i japim mundësi që t’i fusin paratë nëpër banka.

Nëse nuk doni të përfundoni te goja e asaj vajës me syze dielli deklaro të ardhurat. Do hyjmë në rrjetin e kontrollit europian të të ardhurave. Shumë e thjeshtë. Do deklarosh, do paguash. Ne udhëheqim, do vazhdojmë të udhëheqim dhe bilancin do e bëjmë vitin që vjen“, tha Rama.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë...

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së tij në tryezën “Vlerësimi i...

Ekspertët ngrenë alarmi/ Trump “akuzohet” për shkrirjen e Antarktidës

Politikat e Trump rrezikojnë të shkrijnë Antarktidën, jo vetëm përmes ngrohjes globale, por edhe si një territor i mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe ushtarak. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV