Qeveria bën gati amnistinë për të burgosurit, PD: Do të përdoren në zgjedhjet lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maxhoranca ka paralajmëruar miratimin e një amnistie penale në fund të këtij viti, por pa dhënë detaje se sa të burgosur do të përfitojnë.

Sipas opozitës, kjo nismë e qeverisë vjen në këtë moment kur vendi po i drejtohet zgjedhjeve lokale dhe të burgosurit e liruar nga burgu mund të përdoren për të mbledhur vota.

“Duke qenë se në vitin që vjen është shpallur data e zgjedhjeve lokale a ka një studim lidhur me amnistinë apo është diçka që do bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? A ka ndonjë gjë të studiuar apo ka diçka që do shpërthejë para zgjedhjeve?”, tha Ferdinand Xhaferri i PD-së.

Në përgjigje të tij ministri Manja u shpreh se “Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë amnistia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që s’ka lidhje me zgjedhjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve”.

Të fundit

Sherri me mjete të forta mes të rinjve në Lezhë, zbardhet dinamika!

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë, ku u përfshinë 6 të...

Edhe vaji i ullirit mund të skadojë, ja si ta kuptoni kur është koha për ta hedhur

Vaji i ullirit është një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare dhe është një element kryesor në çdo shtëpi, por është mirë të dini se...

Trump po e shtyn botën drejt recesionit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit Duke mësuar mësimet e vitit 2008, ne ende mund ta parandalojmë atë. Siç zbulova atëherë, problemet globale kanë...

Më 21 prill Gjermania do të më dëbojë, për qëndrimin ndaj Palestinës

Katër prej nesh kemi marrë letra nga shteti që na thonë të largohemi ose të largohemi. Ky është një ilustrim i tmerrshëm i lëvizjes...

Olta Boka: Më ka marrë malli të udhëtoj njëherë vetëm me bashkëshortin

Intervistat e Olta Bokës janë të rralla, edhe pse në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive me këshillat e saj. Këngëtarja është një nënë...

Lajme të tjera

Web TV