Zgjedhjet vendore/ Balla: S’ka ndryshime të ndarjeve administrative, votojmë në 61 bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit është shprehur se PS nuk do  të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit.

Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki. Pra, ndryshime nuk do të ketë.

“Më lejoni t’ju shpjegoj, kemi pasur bisedime me përfaqësues të Grupit Parlamentar të PD-së dhe mund të ketë bashki të re nëse qenë bashki para 2015, ka një numër prej 5000 banorë por jo më pak…”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS. 

I pyetur nëse PS ka rënë dakord me deputetët e Alibeajt që bashkitë të preken pas zgjedhjeve vendore, Taulant Balla u shpreh se mund të ketë raste konkrete, Por “këto numërohen me gishta.”

“Diskutim e kemi bërë, Alibeaj ka qenë i prerë në kërkesën e tij për numrin që ka kërkuar dhe ka qenë e vështirë të shkonim në një numër të vogël. Propozimi im ishte që në të vijojmë të bisedojmë në dobi të asaj që thamë.  Numri i bashkive nuk do të jetë kushti themelor i një qasjeje të përbashkët po sa mire i shërbejmë çdo qytetari. Nuk arritëm të gjenim një qasje të përbashkët sa i përket numrit, por më shumë se numri duhet të prevalojë interesi i qytetarëve,” u shpreh Balla.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV