Përmbysja e varkës së drurit, ja kush është i zhdukuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyrja në det e dy personave që thuhet se kanë qenë me një varkë druri ka rezultuar fatale, ndërkohë që njëri ka mundur të shpëtojë e tjetri ende jo. Të dhënat e para që vijnë nga Durrësi tregojnë se i mbijetuari është Ilir Bardheti i cilin ka mundur të tregojë emrin e personit me të cilin ka qenë në det.

Ai thotë se ka qenë me Ardian Mërkurin, 52 vjeç, i cili ka qenë në pedalim dhe se nuk di asgjë në lidhje me fatin e tij. Drejt Durrësit janë nisur ekspertë, polumbarë dhe kërkues të specializuar ndërkohë që i mbijetuari është sjellë me urgjencë në drejtim të Tiranës. Ka dyshime se dy burrat kanë gabuar në momentin që kanë ndërhyrë për të mbledhur rrjetat që kishin hedhur për peshkim gjatë natës.

Ata kanë hyrë në det me anë të një varke druri, e cila me sa duket nuk ka qenë në kushtet duhura dhe i ka përmbysur. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur vërtetë pasi të dy personat mësohet se janë peshkatarë të vjetër, ndërkohë pritet të përmirësohet gjendja shëndetësore e Bardhetit.

Të dhënat flasin se në momentin kur dy peshkatarët kanë hyrë në det ka nisur era dhe ka bërë të mundur edhe përmbysjen e varkës së drurit, që quhet sanalle, që nuk i ka mbajtur dot të dy personat. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Lufta në Ukrainë/ Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake

Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare...

Hëna e Re e 29 Janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit

Hëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit! Bricjapi Burime të reja të ardhurash vijnë për bricjapin me Hënën e Re...

Proda paralajmëron rrugorët, drejtori i Policisë: Mjaft me gjobat në masë

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kritikuar punonjësit e rrugores në të gjitha qarqet, teksa është shprehur se siguria në rrugë nuk...

Si u dogj Durrësi në vitet 170/171 pas Krishtit

Çfarë tregojnë dy thesaret e zbuluara në Durrës në vitin 1941 dhe vitin 2010, për shkatërrimin e qyteteve të Ilirisë gjatë shekullit të dytë,...

Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të hetuar për manipulim të tenderëve në hetimin për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV