Abuzoi dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, arrestohet në Shqipëri 45-vjeçari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar 45-vjeçari shqiptar që akuzohej nga Greqia për përdhunimin e një gruaje si dhe tentativën ndaj një vajze tjetër në Palaio Faliro të Athinës.

Lajmin e ka bërë me dije ministri grek i Mbrojtjes Takis Theodorikakos, i cili shkruan se pas bashkëpunimit me policinë shqiptare 45-vjeçari është arrestuar dhe se tashme ndodhet në duart e autoriteteve greke.

“Muaji të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter.

Policia shqiptare e ka identifikuar 45-vjeçarin Spartak Dyrmishit nga shenja e gishtit dhe mësohet se e kanë arrestuar pas një operacioni gjatë orëve të para të mëngjesit dhe më pas ua kanë dorëzuar autoriteteve greke.

45-vjeçari përdhunoi një grua që ishte duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në të njëjtën zonë më pas tentoi të përdhunonte një 24-vjeçare.

Autoritetet greke e identifikuan nga tatuazhi që kishte në dorë dhe pas kësaj autori u arratis drejt Shqipërisë më 27 tetor për t’i shpëtuar prangave.

Policia greke e shpalli në kërkim ndërkombëtar dhe gjatë kësaj kohe, ministri grek ka zhvilluar disa bisedime me ministrin e Mbrojtjes, Bledi Çuçi, ku i kërkoi mobilizimin maksimal të organeve të sigurisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit.

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV