Lëre fëmijën ta gjejë vetë zgjidhjen e mërzisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Kush nuk është hasur me momentet e fëmijëve në shtëpi me vështrimin bosh duke ngulur sytë në tavan? Apo me ata që shprehen orë e sekondë “ jam i mërzitur”? Një fëmijë që hedh sytë diku çdo 30 sekonda, praktikisht po bërtet: “Jam i mërzitur!” Ndërsa mërzia është një ankesë e përhershme e fëmijëve deri në moshë të rritur, sipas studimeve ky fakt nuk duhet të shqetësoj prindërit pasi tregon elementë zhvillimi të domosdoshëm për fëmijën. Ndonëse në moshën shkollore përvoja e mërzisë lidhet drejtpërdrejt me paaftësinë e një fëmije/nxënësi për të përqendruar vëmendjen, në rastet kur fëmija është në stadin parashkollor, kjo lloj mërzie lidhet me gjetjen e rrugëve krijuese nga vetë fëmija.

Mërzia nxit kreativitetin.

Të qenit i mërzitur është lidhur me rritjen e kreativitetit. Është një mundësi për të krijuar e gjetur argëtimin tuaj. Nëse fëmijët janë të mërzitur, mos ndërhyni shpejt. Lërini të zbulojnë anën e tyre krijuese. Kujtojuni atyre burimet në dispozicion dhe madje sfidojini ata të bëhen krijues. Fëmijët kanë mendje të jashtëzakonshme kur lihen të pavarur. Autori i madh Charles Dickens do të bënte shëtitje të gjata për t’i shpëtuar mërzisë dhe për të liruar mendjen e tij krijuese. Mërzia ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë kreativ në zgjidhjen e problemeve, atëherë lëreni të mërzitet. Mërzia është një sfidë unike brenda vetes, dhe kjo është arsyeja pse mërzia tek fëmijët e vegjël (e jo vetëm) nuk shihet shqetësuese nga psikologët. Nëse vazhdimisht i përgjigjemi mërzisë së fëmijëve tanë duke u ofruar atyre gjëra për të bërë, ata humbasin një mundësi për t’i zgjidhur vetë problemet e tyre e rrjedhimisht do kërkojnë zgjidhje për hallet e tyre gjithmonë nga ju e paaftësi për të qenë të pavarur. Nuk është gabim të ofroni aktivitete pozitive ndonjëherë, por sfidoni ata së pari që të gjejnë rrugën e tyre krijuese për të mos u mërzitur. Të njëjtat aftësi të përdorura për të zgjidhur mërzinë i ndihmojnë ata të zgjidhin probleme të tjera gjatë gjithë jetës së tyre. Nëse i argëtojmë vazhdimisht fëmijët tanë kur ata janë të mërzitur, ata do të humbasin zbulimin e pasioneve. Mërzia inkurajon të kalojmë drejt qëllimeve dhe projekteve që janë më përmbushëse se ato që po ndjekim aktualisht. Psh: një fëmijë që përjeton mërzi, mund të gjej se i pëlqen kërcimi pasi dëgjon me vëmëndje një tingull apo pëlqen një lëvizje, dikush tjetër gjen të merret me një vegël muzikore e ushtrohet gjithnjë e më shumë, dikush tjetër krijon një lojë të re etj.
Kur fëmijët e brezit të sotëm mërziten, përgjigja e tyre e parë është të marrin telefonat e tyre në dorë. Ky proces vegjetativ mendor automatik përsëritës e mbilodh gjëndjen e tyre duke i bërë të ndihen edhe më keq krahasuar me një lojë aktive, ku ata lëvizin, vrapojnë apo mendojnë zgjidhje të ndryshme gjatë aktivitetit.

Lexo edhe :  Kadare mes ikjes dhe ardhjes!

Inkurajimi për të mbajtur mërzinë larg teknologjisë sot shihet nga ekspertët e shëndetit mendor dhe të zhvillimit si një komponent mjaft i rëndësishëm për detoxin e mendjes dhe trupit të mbingarkuar elektronikisht. Mërzia shërben si një Pauzë nga ai stimulim, duke sjellë më shumë shanse për minimizimin e stresit. Kjo liri krijon hapësirë që mendja të endet në mendime e imazhe, trupit i jepet mundësia të qetësohet dhe rrjedhimisht truri ka më shumë gjasa të përpunojë atë që është e rëndësishme e të gjej rrugë të reja. Dëshiron të jesh një prind i mirë? Lëre fëmijën tënd të mërzitet. Mos vrapo t’i afrosh zgjidhje të shpejta… lëreni ta gjej vet zgjidhjen e mërzisë së tij… Kështu i mundëson zhvillimin e ideve krijuese të zgjidhjes së problemeve dhe e ndihmon të zhvillojë aftësi për tu kujdesur për veten. Sigurisht që kjo nuk nënkupton Neglizhimin apo ta Braktisni fëmijën tuaj.… Sugjerimi i aktiviteteve e lojrave të ndryshme ka gjithmonë benefite për zhvillimin e tyre, por thelbi në reflektimin e këtij shkrimi është të mos jeni shumë “të ngjitur” me fëmijën tuaj, nëse dëshironi që ai/ajo të rritet psikologjikisht.

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV