Vrasësi gruas iu kërkon falje të bijave, prokurori: E goditi 6 herë me ganxhë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cili vrau pak ditë më parë në mënyrë tragjike bashkëshorten e tij, Hajdie Tosuni, brenda biznesit të tyre. Në seancën e sotme gjyqësore, vrasësi është paraqitur i qetë dhe i penduar për krimin e rëndë, duke lënë jetime tre vajzat e tij.

Nga brenda kafazit të hekurt ai ka kërkuar falja për krimin e rëndë, ndërkohë ka dhënë detaje të tjera të tmerrshme për krimin që i mori jetën bashkëshortes së tij. Burime nga gjykata e Durrësit bëjnë të ditur se Ruzhdi Tosuni i ka thënë gjykatë: “Ishte një konflikt i çastit. Ofenduam njëri-tjetrin për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj falje  familjes dhe fëmijëve, nuk duhet të kisha arritur këtu!”- ka thënë Tosuni para togave të zeza.

Ndërkohë bëhet me dije se i pranishëm në seancë, prokurori i çështjes është shprehur se viktima është qëlluar gjashtë herë në kokë me një metal 70 cm, me ganxhe, që shërbente për të ulur qepenin e dyqanit. Aktin makabër burri ua tregoi shokëve me të cilët ndante ditën kur shkonte në punë tek biznesi i tij por askush nuk e besoi deri sa erdhi policia.

Referuar të dhënave që vijnë nga Durrësi bëhet me dije se në fakt mes çiftit ka patur konflikt të herëpashershëm dhe se Ruzhdiu ka patur probleme të theksuara në familjen e tij jo vetëm me bashkëshorten, por edhe me të bijat pasi ai kishte borxhe të mëdha dhe se shkaku i gjithë asaj masakre ishte konkretisht borxhi për të cilin ai kërkonte të shiste edhe dyqanin.

Në mes, dyshohet se është edhe historia e një lidhjeje tjetër me një grua, të autorit të vrasjes, lidhje që mendohet që burri kishte investuar të gjitha paratë për të cilat tashmë i duhej edhe shitja e dyqanit. Megjithatë prokuroria ende nuk është shprehur me fakt konkrete nga hetimi dhe dëshmitë. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

 

 

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV