Kandidat për Tiranën? Alimehmeti nis ‘fushatën’ në rrjetet sociale: Ndihem i ‘zemëruar’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili përflitet si një nga kandidatët e Rithemelimit, për të kandiduar te primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, duket se ka nisur ‘fushatën’ në rrjetet sociale. Alimehmeti ka publikuar një foto nga rrugët e kryeqytetit ku shihet trafiku i dendur i makinave, ndërsa shton se çdo qytetar humb të paktën gjysëm orë çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë.

‘Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu, që na humbet të paktën gjysëm ore çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë! Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë! Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!’- shkruan Ilir Alimehmeti.

Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë dhe Gert Bogdani, ish deputet i PD. Ndërkohë, pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, i cili ka reaguar dhe në rrjetet sociale lidhur me kandidimin e tij.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV