30 vjetori i partisë së Rugovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enver Bytyçi

Sot është 30 vjetori i krijimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë opozitare-antikomuniste në Ballkan e ish-Jugosllavi.

Themelimi i kësaj partie ndodhi vetëm 50 ditë mbas shembjes së Murit të Berlinit. Ishte bashkimi më i madh i shqiptarëve në historinë e Kosovës rreth elitës intelektuale të saj dhe liderit të madh e të pakontestuar, Dr. Ibrahim Rugova.

Krijimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është interpretuar në forma të ndryshme. Por askush dhe asgjë nuk e ndryshon faktin se ajo erdhi në skenën politike të ish-Jugosllavisë si alternativë e re në zhvillimet e ardhshme të federatës e të Kosovës.

Ndaj për pak javë ajo u bë partia më e madhe politike në ish-Jugosllavi, me 700 mijë anëtarë.

Në këtë kuptim LDK u themelua si një lëvizje e fuqishme me platformë dhe alternativë të vetme aleancën me SHBA-të dhe Evropën, demokracinë dhe vlerat perëndimore, refuzimin e okupimit dhe sundimit serb në Kosovë, si dhe lirinë e pavarësinë e saj.

Ishte një akt që i parapriu të gjitha ngjarjeve dhe fenomeneve që do ta shoqëronin shpërbërjen e asaj federate artificiale.

Në këtë kuptim shqiptarët dhe elita akademike e intelektuale e Kosovës, për herë të parë kapën trenin e euro-atlantik dhe dëshmuan se dinë ta mbrojnë interesin kombëtar të shqiptarëve.

Krijimit Lidhjes Demokratike të Kosovës është ngjarje nyje për Kosovën post jugosllave, deri në ditët e sotme.

Lidhja Demokratike u udhëhoq nga prijësi i shqiptarëve, Ibrahim Rugova dhe akademikë të shquar si Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu e dhjetëra të tjerë.

Fuqia e saj qëndroi te lidhja dhe besimi I madh te qytetarët e Kosovës, te vizioni i saj për të ardhmen dhe lirinë e vendit.

Prandaj edhe sot Lidhja Demokratike qëndron si alternativë e besimit dhe kurajës në Kosovë. Ajo është në përpjekje për të bashkëqeverisur me Vetëvendosjen.

Lexo edhe :  Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nëse do t’i përmbahet filozofisë dhe vizionit rugovist, LDK do ta ndryshojë faqen e Kosovës, do t’i japë vendit ndryshimin e madh, të cilin e votuan qytetarët më 6 tetor./Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV