Sportingu i Lisbonës do të presë Eintracht Frankfurtit për ndeshjen e dytë mes tyre në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League.
Dy skuadrat do ta kërkojnë sonte me doemos triumfin, pasi gjendja në grupin e tyre me pik është tejet e ngushtë.
Tottenhami është lider i Grupit D me tetë pikë, Sportingu e Enitrachti me nga shtatë dhe Marseille me gjashtë sosh.
Mirëpo, kur jemi tek përballja në Portugali, Sportingu po refuzon t’i shesë bileta skuadrës gjermane dhe për këtë ka një arsye të fortë.
Aktualisht janë 16 mijë bileta në pyetje dhe Sportingu po frikësohet se mund të jetë rati sikurse i Barcelonës në edicionin e kaluar te Ligës së Evropës, kur tifozët e Eintracht Frankfurtit pushtuan “Camp Nou-n”.
Katalunasit përveç se u eliminuan nga skuadra gjermane, ata mbetën të shokuar se si ishte e mundur që aq shumë tifozë të Eintrachtit ishin futur në stadiumin e tyre.
Andaj, Sportingu po refuzon të bëjë një gjë të tillë dhe po insiston që ato bileta t’i shesë tek tifozët e tjerë me një çmim të lirë.