Makina përfundon në parking, tifozët e ndeshjes u japin ndihmë të plagosurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është shënuar para pak çastesh në Patos, ku një mjet për të shmangur përplasjen ka përfunduar na një parking dhe për fatin e mirë nuk ka pësuar dëmtime të mëdha. Sipas policisë tri gra dhe një fëmijë, 2 vjeç, kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në qytetin e Patosit, pranë stadiumit “Alush Noga”.

Sipas informacioneve, një automjet, tip Mercedes Benz, i cili drejtohej nga një grua, dhe kishte si pasagjere dy gra të tjera dhe një fëmijë 2 vjeç, për të shmangur përplasjen me një makinë, tip Seat, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parkim aty pranë. Ndërkohë automjeti tip Seat është përplasur me murin rrethues të stadiumit. Si pasojë e aksidentit kanë pësuar tronditje dhe lëndime të lehta tri gratë dhe fëmija dy vjeç që udhëtonte me to.

Kanë qenë tifozët, të cilët ishin duke ndjekur ndeshjen Albpetrol- Memaliaj, që kanë dalë nga stadiumi për tu dhënë ndihmë e parë të lënduarve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që as drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes. Në fakt ka qenë fat për të dy mjetet që nuk kanë qenë me shpejtësi të madhe se më pas pasojat do të kishin qenë fatale.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV