Francë/ Dhunë në prag të ndeshjes Saint-Etienne e Lyon, 9 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se përleshjeve të dhunshme mes tifozërive të futbollit nuk mund t`iu shpëtojë as Franca. Ndërkohë të gjithë përgatiten që përplasje të tilla të shihen në përballjet historike të Argjentinës, Turqisë, Greqisë apo edhe të Skocisë, së fundmi është Franca që sjell pamje të frikshme të kësaj përballjeje.

Janë mbështetësit e Saint Etienne që janë konfliktuar dhe më pas edhe përplasur fizikisht me tifozët e Lionit. Ndërsa këta të fundit vinin nga një fitore spektakolare në stadiumin e tyre të skuadrës së zemrës, ku Lioni mundi Juventus për garën në Champions, tifozëria e Saint Etienne ka kërkuar para sfidës të injorojë skuadrën e Lionit. Ë për këtë fakt kanë nisur përleshjet në rrugë duke bërë që policia të ndërhynte mes flakës, tymit e dhunës të kryejë një mori ndalimesh dhe të dërgojë në spital disa të plagosur.

Sipas të dhënave që vijnë nga mediet franceze bëhet me dije se nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve mes tifozërive të Saint-Etienne e Lyon. Incidentet kanë ndodhur të shtunën në qendër të Lionit, në kohën kur një grup ultrasish të Saint-Etienne ka vendosur të injorojë ndalimin e transfertës në prag të ndeshjes në program për tu luajtur sot në stadiumin Parc OL.

Mes dy skuadrave ka një rivalitet historik, që lidhet me afërsinë prej vetëm 60 kilometrash mes dy qyteteve. Nëntë mbështetës të Saint-Etienne kanë mbetur të plagosur gjatë rrahjes mes tifozërive e tre prej tyre janë dërguar në spital me plagë të lehta.

 

Të fundit

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte...

Lajme të tjera

Web TV