U rrah nga punonjësja e qendrës, del nga azili nëna e dëshmorit të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E moshuara e cila u dhunua brutalisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë dhe u filmua rezulton se është nëna e një prej dëshmorëve të UÇK-së, Taulant Nura.

Njoftimi është bërë nga ish-ushtari i UÇK-së Adnan Hyseni dhe reperi i famshëm kosovar Gold AG të cilët e kanë konfirmuar faktin përmes rrjeteve sociale, ku gjithashtu shprehen tejet të indinjuar me ngjarjen e rëndë.

“Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, ka shkruar në Instagram reperi.

Sakaq, mësohet se e moshuara që u dhunua nga punonjëset e qendrës “Orenda” në Pejë ka dalë nga azili.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dhëndri i saj ka paraqitur para gazetarëve dokumentin të cilin e morën pasi bënë kërkesë që ajo të dalë nga aty.

Në dokument thuhet se e moshuar “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”.

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV