Drejtori i Rezervave të Shtetit jep dorëheqjen, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit, Paulin Luli ka dhënë dorëheqjen.

Luli i ka dorëzuar dorëheqjen ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa thekson se vendimin e ka marrë me vullnet të plotë.

“Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen’ thotë ai.

“Për të gjithë ata që janë të paqartë ndoshta më qëllim si dhe ata që janë kureshtarë të dinë më shumë sqaroj se: Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit.

Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntributë maksimal dhe kam kryer me përgjegjsi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur ne ndihmë familjeve në nevoje,veçanerisht atyre të prekura nga termeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019. Realizuam me sukses dhe përkushtim më nëtë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarte të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës.

Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit. Faleminderit pafund të gjithve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbeshtetjen që na dhatë. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen” shkruan Luli.

Të fundit

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Lajme të tjera

Web TV