“Opozita do jetë fituese”/ Noka ironizon grupin e Alibeajt: Janë marrë peng nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e konsideroi Alibeajn dhe mbështetësit e tij si një grup i vogël deputetësh që janë marrë peng nga Rama dhe po i bëjnë atij shërbimet e fundit.

Në emisionin “Open” në News 24 ai u shpreh i bindur në fitoren e opozitës, duke theksuar se përpjekja që ata kanë bërë ka qenë për të bashkuar PD.

Teksa mori shembull Kurbinin ai tha se të gjithë demokratët janë për bashkim, me qëllim fitoren ne zgjedhje dhe përballjen me Ramën.

“Problemi është tek institucionet, një forcë politike mbahet me institucione dhe me anëtarë dhe statut. Unë nuk dua të merrem gjatë me këtë çështje! E para ajo kryesi, që vetë quhet kryesi nuk ekziston.

Ata janë individë që mund ti vijë radha edhe shoferit tim të futet në atë grup, por nuk kanë asgjë të përbashkët me institucionet e drejtimit të një force politike.

Kur Edi Rama merr vendim prej një viti të mbajë vulën e PD kjo është një çështje që demokratët e dinë. Ajo që është bërë përpjekje ka qenë për të bashkuar PD.

Unë sapo vij nga Kurbini, të gjithë demokratet janë bashkë. Ishin të gjithë bashkë, dhe të gjithë kishin një shqetësim, si të fitojmë zgjedhjet dhe të përballemi me këtë regjim.

Demokratët zgjidhin kush i përfaqëson. Unë mendoj që Rama çfarë do të bëjë kurrë nuk mund të caktojë opozitë dhe PD.

Opozita do jetë fituese dhe jo humbëse. Është një grup i vogël deputetësh që janë marrë peng nga Rama dhe Balla që po përpiqem ti bëjnë shërbimin e fundit. Demokratët janë bashkë”, tha Noka.

Të fundit

Zjarr në Shkodër, digjen tre makina dhe merr flakë edhe një zyrë

Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin "Bërdicë" të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur...

Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Një festë e artit dhe dialogut në 9 qytete të vendit

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës...

Tension në veri, BE kritikon Kurtin dhe aksionet e Policisë së Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësim për operacionet e Policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet...

Kritikat ndaj BE nga Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të...

Lajme të tjera

Web TV