PD nxjerr emrat e tre Primarëve, një jashtë politikës aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre janë kandidaturat që janë vetëshpallur nga selia blu, ku një prej tyre do të zgjidhet për të garuar përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti është kandidatura e tretë zyrtare që futet në garën e primareve të PD-së për bashkinë Tiranë pas Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani. Prezantimin Alimehmeti e nisi me kontributin që familja e tij ka dhënë në PD, teksa u zotua se me të njëjtin përkushtim që ka shërbyer në sistemin e shëndetësisë, do të impenjohet edhe në punët e kryeqytetit, nëse zgjidhet kryetar i bashkisë. “Unë jam Dr. Ilir Alimehmeti me dy prindër mjekë me eksperiencë përkatësisht mbi 40 dhe 50-vjeçare. Me angazhimet politike në Partinë Demokratike që kanë shërbyer më parë si deputetë, kandidatë për deputetë dhe këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës. Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize, i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare”, u shpreh Alimehmeti. Ndryshe nga Alimehmeti që nuk e përmendi asnjëherë ermin e Erion Veliajt gjatë prezantimit, mesazhi me të cilin Belind Këlliçi njoftoi kandidimin, kishte në fokus goditjen politike ndaj kryebashkiakut Veliaj. “Unë besoj se Bashkia Tiranë është shfrytëzuar për shumë vite nga Erion Veliaj, për pasurim të jashtëligjshëm me taksat e qytetarëve, gjobat, tenderat, lejet për ndërtim dhe inceneratorin. Veliaj e ka shfrytëzuar detyrën e kryebashkiakut të Tiranës për të blerë mbështetje politike brenda Partisë Socialiste”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati tjetër Gert Bodgdani u fokusua tek mungesa e shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës. “Këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit. Ndryshe nga çfarë mundohet të shfaqë propaganda, realitetin e jetojmë çdo ditë dhe realiteti flet qartë. Flet qartë për dekadencën urbane dhe modelin korruptiv që nëpërkëmb çdo ditë e më shumë dinjitetin dhe mirëqenien e secilit prej nesh”, u shpreh Bogdani. Në primaret e PD-së, Këlliçi, Bogdani dhe Alimehmeti do të jenë kundërshtarë me njëri-tjetrin, por me idetë e qarta mbi mbështetjen që mendojnë se gëzojnë. “Unë kam vetëm një fytyrë, si për ata që më njohin dhe për të tjerët që do të më njohin. Këtë e dinë demokratët, bashkëpunëtorët dhe 11.601 votuesit e mi nga e gjithë Shqipëria, që jetojnë në Tiranë”, tha Këlliçi. “Ndër vite kam punuar gjithmonë me integritet, me përkushtim dhe me alternativa konkrete për problemet e zonave që kam përfaqësuar dhe drejtuar, qoftë si kryetar i Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Bogdani. “Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi”, theksoi Alimehemti. 6 nëntori është afati përfundimtar për prezantimin e kandidaturave në primaret e tre bashkive kryesore: Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Ndërsa për bashkitë e tjera propozimet do të priten deri në datë 8 nëntor.

Të fundit

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Miku i tij i nxorri sekretin zbuluar? Bes Kallaku me nuse nga Kosova? (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi (Gold AG), ka ndezur rrjetin me një postim në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet krah aktorit...

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të hapësirave publike në Njësinë 5...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Lajme të tjera

Web TV