Turneu ‘UEFA Development U-15’/ Shqipëria e nis mbarë, mund Ishujt Faroe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria U-15 e nisi në mënyrë të shkëlqyer turneun ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë, pasi triumfoi ndaj Ishujve Faroe në sfidën hapëse me rezultatin 2-0. Një fitore mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, e luajtur paraditen e kësaj të mërkure në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kombëtarja shqiptare U-15 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Lucas Çekrezi, Matia Koçi, Milan Kovaçi, Kris Gecaj (C), Serxho Vogli, Endri Agolli, Leo Begolli, Alen Vukaj, Emiljano Mihana. Kuqezinjtë e vegjël e tregojnë epërsinë që në minutat e para të takimit, teksa tentojnë portën kundërshtare me Darli Kurtin, i cili i gjendur brenda zonës, por bllokohet nga rivali i Ishujve Faroe, duke i mohuar Shqipërisë një gol të sigurt. Në minutën e 10-të, Kurti ‘korrigjon’ gabimin dhe asiston në golin e parë të kuqezinjve, me Endri Agollin, i cili dërgon topin në rrjetë me të majtën e tij potente. Loja zhvillohet thuajse e gjitha në gjysmëfushën e Ishujve Faroe, me djemtë kuqezinj që janë dukshëm më superiorë dhe kontrollojnë lojën dhe sulmojnë portën kundërshtare disa herë. Në minutën e 30-të, autori i golit të parë, Endri Agolli i dhuron një top nga gjysmëfusha Alen Vukajt, i cili realizon një gol spektakolar nga jashtë zone, duke mundur portierin kundërshtare e duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Shqipërisë. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0 në favor të kuqezinjve. Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me disa zëvendësime për Shqipërinë, me trajnerin Dama i cili hedh në fushë Xhoni Shegën, Elio Gjoshin e Arian Gavellin, teksa lënë lojën Darli Kurti, Kris Gecaj e Endri Agolli. Në këto minuta të pjesës së dytë, kuqezinjtë kontrollojnë mirë topin, duke e zhvilluar lojën më shumë në gjysmëfushën kundërshtare e duke qenë më dominantë e duke krijuar disa raste për gol. Minuta ka edhe për Rayan Nezirin, Amer Kthupin, Armir Boriçin e Uesli Arapin. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-0, teksa kjo ishte përballja e parë e turneut “UEFA Development U-15” për djem, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 2 nëntor deri më 7 nëntor. Përveç Shqipërisë U-15 për djem në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Sllovakisë, San Marinos e Ishujve Faroe dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 4 nëntor, me Shqipëri – Sllovaki që do të luhet në orën 10:30 dhe Ishujt Faroe– San Marino në orën 13:30. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 7 nëntor, me Shqipëri – San Marino në orën 13:00 dhe Sllovaki– Ishujt Faroe në orën 10:00.

Të fundit

Kryeprokurori i GJNP-së kërkon urdhër arreste për udhëheqësit talibanë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha se po kërkon që të lëshohen fletarrestime ndaj udhëheqësve të lartë talibanë...

Rritja e çmimit të Bitcoin “lulëzon” minimin e kriptomonedhave në Shqipëri

Bitcoin funksionon në një rrjet kompjuterik global që verifikon dhe regjistron transaksionet. Këto transaksione janë grupuar në blloqe dhe shtuar në një zinxhir të...

“Kujtova se u paralizova”, Ledjona flet për aksidentin dhe partnerin e saj: Jam e lumtur

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj, ka ndarë një histori  traumatike në programin ‘Live From Tirana’. Ajo ka folur për aksidentin që...

Italia po i kthehet prodhimit të energjisë bërthamore pas më shumë se katër dekadash

Italia dëshiron të finalizojë planet dhe ligjet deri në fund të vitit 2027 që do të mundësojnë kthimin në prodhimin e energjisë bërthamore pas...

“Rama ndryshoi mendje”/ ‘Tik Tok’ në Shqipëri nuk do mbyllet?

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV