Një aksident rrugor tepër i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele.
Në aksin Tiranë- Fushë Krujë ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 7 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Të plagosurit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, e ndërsa mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve.