Fluksi i emigrantëve në Britani/ Rama: Do ketë më shumë kthime shqiptarësh sesa ikje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama ka çelur emisionin e ri të Sokol Ballës në Report TV, “Real Story”.

Nga aty kreu i qeverisë ka komentuar fluksin e emigrantëve drejt Britanisë duke thënë se ka besim që ky trend do të balancohet dhe të gjithë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, do të kthehen sërish.

Ai tha se do të ndikojnë faktorë të ndryshëm që do të përmirësojnë jetën në Shqipëri.

Sa i përket intervistës me prestigjozen britanike BBC, tregon një moment që nuk është transmetuar pasi ka përmendur shifrën e lartë emigrantëve britanikë drejt Australisë.

“Në bisedën me gazetaren e BBC nga Berlini, ishte një pjesë që e kishin parë të arsyeshme ta prisnin. Britania e Madhe ishte fuqi e madhe, ndonëse e goditur nga Lufta e 2 Botërore por kushtet e të cilës në vitet 50 apo në fillim të viteve 60 ishin kushte, nuk mund të them të ngjashme por mbase të ngjashme me raportin relative dhe i solla shifrat e të ikurve nga Britania drejt Australisë që ka krijuar popullsi prej 10 milionë e kusur njerëzish drejt Amerikës. Të gjithë vendet kanë fazat e tyre dhe nuk mund të konsiderohet veçanti shqiptare, aq më tepër që për shqiptarët vjen pas një izolimi të gjatë dhe jam i bindur që shqiptarët që do të kenë fazën tjetër, kurrë nuk do të ndalojnë së ikuri por trendi do të kthehet në sensin që do të ketë më shumë kthime sesa ikje. Kam besim që ky trend do balancohet për shkak se ekonomia këtu, nëse do na lejojnë gjithë rrethanat do të zgjerohet e do të zhvillohet pa diskutim.

Viti i ardhshëm nuk ka sit ë jetë për ndonjë ekspasion ekonomik, por kur flas konsideroj dhe rrethanat e tjera. Besoj se duke zgjeruar burimet e rritjes ekonomike, kam edhe gjasën e shfrytëzimit të pasurive natyrore, atyre të zbuluara rishtaz dhe të tjerave. Kam parasysh investimet në process dhe atyre që janë në kanal për të filluar realizimin që janë shumë domethënëse, në energji, turizëm dhe infrastrukturë”, tha Edi Rama.

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV