Meta: Haradinaj është hero i gjallë, kryeministri të mos e provokojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat mes Ramës dhe Haradinajt sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe prej qeverisë së Kurtit.

Meta i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, ndërsa i tha që të mos provokojë më ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi do ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.

Meta e cilëson si lojë të Ramës, pasi përdori Kurtin për të sulmuar Haradinajn .

”Ndoqa edhe lojërat e tij që gjoja mbronte Albin Kurtin kundër Haradinajt. E ka kaluar me kohë vijën e kuqe, e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë seç duhet Haradinajn. Kush e përkrahu i pari taksën 100%? Gruaja e Bilalit. Po vrapoi tha po gjithandej. Pastaj kur i thanë që kishte një fotografi në kundërshtim me ligjin edhe disa probleme me tjetra nisi të merret me Haradinajn.

Mos e provokojë më Ramush Haradinajn. Ai mund të ketë 500 probleme, por Ramush Haradinajn për gjithë shqiptarët dhe në gjithë botën është hero i gjallë ndërsa gruaja e bilalit për gjithë shqiptarët ëshë turpi i turpit.

Dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Ramush Haradinajt. Se Haradinaj në oborrin e shtëpisë së vet ka 40 varre. Dhe çdo ditë kur del në mëngjes i thotë mirëmëngjes vëllezërve dhe kushërinjve që dhanë jetën për Kosovën.

Rama mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria, s’mund të pranojmë lojëra të tilla përçarëse. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Ne kemi për detyrë t’i mbështesim. S’kemi për detyrë ti përçajmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë.

Sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë, Esat Pashë Tradhëtari, njeriu më i pasur në Shqipëri 100 vite më parë që merrte pagesa të parmuajshme nga armiqtë e Shqipërisë nuk e ka një varr këtu, edhe nuk do ta ketë sa të ketë Shqipëri.”- tha Meta.

Të fundit

FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe...

Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët. Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i quajtën demokratët llum dhe vrasës. Postimi...

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist. Ëonsan...

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest,...

1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet...

Lajme të tjera

Web TV