“S’jemi ne shkaktarët e ndarjes”/Alibeaj: Shumë shpejt deklarojmë kandidaturat për bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shumë shpejt do të deklarojnë kandidatirat për të gjitha bashkitë për zgjedhjet e 2023-it. Këtë deklaratë deputeti demokrat e bëri pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve të PD-së në qytetin e Fierit.

Në një prononcim për mediet Alibeaj ka shtuar se tentativa për të dalë me një kandidat fitues nga opozita ishte një ndër alternativat më të pelqyera prej tyre, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga kampi tjetër i PD-së.

Ai ka theksuar se synimi është për bashkimin e demokratëve, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit pritet të promovohen figura të pastra dhe gjithëpërfshirëse.

Alibeaj: Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët.

Të fundit

Top 3 personat më të kërkuar në Shqipëri

Talo Çela, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë aktualisht tre personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare që akuzohen...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën/ Topalli: Absurd dhe politik

Drejtuesja e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të GJKKO-së për kreun e PD-së Sali Berisha. Sipas ish-kryeparlamentares,...

SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të shtohet paralajmërimi mbi rrezikun e...

Në Shqipëri ka 1 kafe për çdo 92 qytetarë, ja sa kanë shpenzuar ata gjatë një viti

A e dini se në Shqipëri ka rreth 26,000 bare kafeje? Me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, kjo do të thotë: një kafene...

La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri...

Lajme të tjera

Web TV