Raporti i INSTAT/ Aksidentet, rritet numri i vdekjeve në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në njëmbëdhjetë mujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 203 persona nga 190 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifra është bërë e ditur në raportin e fundit të INSTAT, ku u evidentohet edhe fakti se numri i personave që kanë humbur jetën  nga aksidentet rrugore në nëntor është 21 persona nga 22 persona të vdekur në nëntor 2018.

Vetëm në muajin nëntor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 144 persona nga 171 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 15,8 %. Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2019 është 1.857 persona nga 2.129 persona, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas Institutit të Statistikave në muajin që lamë pas, aksidentet rrugore në 76,1 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 32,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 22,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në njëmbëdhjetë mujorin e 2019, aksidentet rrugore në 15,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 33,4 %, krahasuar me një vit më parë. /Fjala.al/

Të fundit

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Lajme të tjera

Web TV