Qyteti pa energji dhe ujë nga sulmet/Kryebashkiaku i Kievit thirrje banorëve të evakuohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko u ka kërkuar banorëve të evakuuohen ndërsa qyteti ka mbetur pa energji dhe ujë për shkak të sulmeve ruse.

Ai ka theksuar se nuk ka nevojë për panik pasi vetëm po i këshillon që të jenë të përgatitur për një ofensive të re sulmesh.

“Nëse keni të afërm jashtë Kievit, ku ka furnizim autonom me ujë, furrë, ngrohje, ju lutemi mbani parasysh mundësinë e qëndrimit atje për një kohë të caktuar”, tha ai.

Ukraina po përballet me një krizë të furnizimit me energji elektrike, rreth 32% e njerëzve nuk kanë akses në furnizimin me energji dhe ujë dhe gjendja sa po vjen e po vështirësohet më shumë por banorët e Kievit, të cilët ndodhën nën sulmin rus.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se probleme me furnizimin me energji elektrike ka në 6 rajone të Ukrainës. Ai shtoi se rreth 4.5 milion ukrainas janë pa energji elektrike.

Të fundit

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave/ Ministria e Bujqësisë: Identifikohen disa raste

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë, përmes një njoftimi  tha se janë identitifikuar disa raste në...

Ministra, deputetë, ish-presidentë…/ Ja 60 emrat VIP që kanë ngjitur shkallët e SPAK?!

Ja lista e disa prej emrave që janë marrë në pyetje nga SPAK... Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë....

Krijoi një nga patentat më të mëdha të prodhimit të makinave, ndërron jetë Osamu Suzuki

Osamu Suzuki, ish-drejtori i Suzuki Motor Corporation, ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, në moshën 94-vjeçare. Njoftimi për vdekjen e tij u bë të...

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë, teksa ka bërë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Lajme të tjera

Web TV