Përshkallëzohet situata në Greqi/ Çfarë do bëjë Athina me emigrantët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi jo vetëm që është përshkallëzuar.

Sipas autoriteteve greke, rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Rojet kufitare turke i kanë lënë të kalojnë. Greqia nuk i lejon të hyjnë.

Përdoret gazi lotsjellës. Shkrehen të shtënat. Edhe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, pritet që anije të panumërta të nisen nga brigjet turke; varka me njerëz që kanë pritur për të udhëtuar në Evropë me muaj ose me vite.

Situata është e tendosur

Ky është një lajm i keq për njerëzit në ishuj. Prej kohësh ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria e tyre dhe politikanët e Evropës Perëndimore, të cilët i përmbahen me vetëmohim marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Pse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk është e kuptueshme për banorët e tre ishujve grekë. Vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përqëndrua në dy mundësi kryesore për politikën e refugjatëve: në një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të deportojë sa më shumë njerëz përsëri në Turqi dhe në të ashtuquajturat qendra të mbyllura. Të dyja taktikat e tij duket se janë ndërtuar mbi themele të brishta. Shkallëzimet e tanishme në kufirin greko-turk tregojnë: Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq.

Në ishuj ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura . “Nuk mund të hedhësh në burg pa e zgjatur njerëz që kanë jetuar këtu midis nesh për vite dhe muaj,” thotë një pronar dyqani në qendër të Mytilinit, kryeqyteti i Lesbos. “Kështu i kthejmë ata tamam në kriminelë”.Edhe për këtë arsye, shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar dhe patën edhe përleshje me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihegt për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës.

Lexo edhe :  Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Anarki në kampet e refugjatëve

“E çuditshme. Për herë të parë, të gjithë në ishull janë të të njëjtit mendim, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria u përmbahet planeve të saj. Në Samos kanë filluar tashmë punimet. Në Lesbos, megjithatë dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht një burg të përhershëm, i cili duhet të shërbejë kryesisht si frikësues.

Gara e Brukselit me kohën

Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: “BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund. ”

Marrëveshja me Turqinë është joefektive edhe për të: “Nga 150.000 mbërritjet në Greqi që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, janë deportuar vetëm 2000 njerëz, 1.3 për qind. Serbos kërkon atë që e kundërshtojnë shumë anëtarë të BE: Një shpërndarje të drejtë të refugjatëve: “Në kohë si këto duhet të mendojmë ndryshe. Duhet të zhvillojmë një strategji të re dhe t’i zhvendosim njerëzit drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse”. /DW/

Të fundit

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet të mbahet më 4 qershor,...

Lajme të tjera

Web TV