Autori dhe moderatori i “Expuls” në RTV Ora, Ronaldo Sharka është një nga personazhet tipikë ngacmues, me deklarata që gjithmonë ‘hanë diskutim’.
Ai ka lëshuar një tjetër deklaratë në një panel televiziv ku ka shkaktuar goxha debat në studion e “E Diell’ dhe në rrjetet sociale.
Tema kishte të bënte me të ardhurit në Tiranë, ku Sharka i cili rikthehet me “Expuls” këtë të dielë në RTV Ora, është shprehur: “Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të gjithë njerëzit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha ai.
Kjo deklaratë e gazetarit solli mjaft replika në studio ku pati dhe kundërshtime mbi këtë “konstatim” të Ronaldos. Gjithshtu, ka marrë reagime të shumta në rrjet.