Tabaku: Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka folur në Kuvend në lidhje me buxhetin e 2023.

Gjatë fjalës së saj deputetja u shpreh se është shtresa e mesme ajo që po mban peshën e taksave. Ajo madje bëri thirrje që para se të votohet ky buxhëet të uket dhe të bëhet një llogari me shqiptarët.

“Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave. Kjo është pamja më e saktë që ka Shqipëria sot, përtej politikës. Atje ku ka jetë ka dhe shpresë. Por a e ofron ky buxhet shpresën? Ftesa ime e parë është ta ndërtojmë Evropën këtu dhe mos e lëmë Shqipërinë të degradojë në një vend ku nuk ekziston ligji, institucionet. Do doja që të rinjtë ta shohin këtu shpresën, te opozita dhe të kalojmë përfundimisht këtë tranzicion. Ka ardhur koha që të rikthejmë ata që janë larguar.

Sot është primare që të rikthejmë shpresën te politika si instrument. Nuk mund të kemi një ligj për të fortin dhe një për të dobëtin, nuk duhet të kemi një buxhet për të varfrin dhe një për të pasurin. Para se ta votoni këtë buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje uluni dhe bëjini llogaritë me shqiptarët. Mos i hapni rrugën një buxheti të mangët. Ka ardhur koha të jemi më të mençur”, tha Tabaku ndër të tjera.

Të fundit

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

Lajme të tjera

Web TV