Vuçiç pritet të takohet me Macron për tensionet në veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se do të takohet me homologun e tij francez lidhur me tensionet në veri të Kosovës të ndezura së fundmi për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë për targat .

Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë shtypi në Beograd se ai anuloi udhëtimin e tij në Egjipt dhe Katar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris këtë të premte dhe të shtunën.

Vuçiç pritet të zhvillojë gjithashtu takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të bllokut për Ballkanin Perëndimor. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë atë si territorin e saj.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rritur pasi serbët e Kosovës u tërhoqën nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste kundër vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Prishtina tha se do të fillojë të vendosë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të cilat startojnë para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetëruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

Vuçiç tha se Beogradi i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe se ishte koha që BE-ja dhe Prishtina të bëjnë të njëjtën gjë.

BE dhe NATO u kanë kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut. Brukseli ka lehtësuar dialogun midis dy vendeve të krijuar për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur çështjet dypalëshe, një nga kërkesat për anëtarësimin e plotë në BE.

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV