Studim/ Ka gjasa që burri t’ju tradhtojë nëse ai ka këto tipare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim është kryer së fundmi mbi tradhtinë e burrave dhe është botuar në “The Royal Society Open Science”. Sipas studimit, burrat që tradhtojnë e kanë “të shkruar në ballë”.

Pjesëmarrësve në studimin e Universitetit “Mbretëresha Margaret” në Edinburgh iu kërkua të shqyrtonin një sërë fotografish të burrave dhe grave dhe t’i vlerësonin ato nga 1 në 10 në lidhje me gjasat për të qenë tradhtarë. Ekspertët shprehen se si për çudi, ata ishin në gjendje të zbulonin se cilët ishin personat që kishin tradhtuar, thjesht duke i parë.

Rezultatet treguan se në përgjithësi burrat me fytyra më “mashkullore” perceptoheshin më tepër si tradhtarë në raport me të tjerët. Në fakt, nga të dhënat paraprake, rezultoi se me të vërtetë pjesa më e madhe e atyre që kishin tradhtuar, karakterizoheshin nga tipare më mashkullore. Këto karakteristika përfshijnë: vetulla të trasha dhe ball të madh, vijë e theksuar e nofullës dhe buzë të holla.

Kristen Knowles, psikologe njëherësh një nga autoret e studimit, theksoi se këto studime janë të rëndësishme, megjithatë për ta përcaktuar një individ si tradhtar ose jotradhtar, ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se këto sjellje janë komplekse,” u shpreh ajo për The Guardian. “Njerëzit ndikohen nga faktorët shoqërorë, kulturorë, tipare të personalitetit, gjenetika dhe përvojat jetësore.”

Të fundit

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Rritje pagash për ushtarakët! Sa do të variojë shtesa e rrogës sipas pozicioneve të punës

Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije...

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e tij, vijon rrugëtimin. Romani “Shkëlqimi...

Dy bonuse për të moshuarit, ekspertja: Ja si mund të ndikojë në rritjen e pensioneve

VOLTIZA DURO/ Numri i ulët i kontribuuesve është një nga sfidat kryesore që pengon performancën e skemës së pensioneve e si pasojë, buxheti i shtetit...

Lajme të tjera

Web TV