“Rama s’po bën fushatë”/ Klosi: Opozita e shkrehur, zor se merr ndonjë bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prej ditësh tashmë ka nisur një tur takimesh me qytetarët nëpër bashkitë e vendit. Megjithatë, për Blendi Klosin ky nuk është një tur i parakohshëm elektoral. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, deputeti socialist u shpreh se kryesocialisti Edi Rama është i pari në atë parti që nuk pushon asnjëherë.

Sipas tij, Rama po bën politikë, por jo në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Për Klosin opozita zor se mund të quhet një “rrezik” serioz për garën pasi, shton ai, “vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

“Kam që nga 2005 që jam sekretar i kësaj partie dhe kemi shkuar kudo, diskutojmë debatojnë. Sot jemi në të njëjtin profil në tokë. Nuk jemi në fushatë, jemi në një dialog të madh me qytetarët edhe në kuadër të projekt buxhetit. Rama padyshim qe del për të bërë politikë. Jemi në një fushatë të pandërprerë për të takuar njerëzit, për të dialoguar me ta. PS është e fortë edhe fiton sepse punon. Ky parlament i boshatisur sot është fakt i situatës. Ne besimin e testuam para një viti. Një vit më parë u testuam, do testohemi prapë më 14 maj. Siç e pashë sot opozitën, është një opozitë e shkrehur që vështirë se mund të marrë bashki të qenësishme.”

Të fundit

Aleanca maqedonase braktis Berishën/Tërhiqet nga koalicioni me PD në zgjedhjet e 11 majit

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njoftoi largimin nga koalicioni me Sali Berishën. Për ABC News, kryetari i...

Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Sot në orën 12:30 nis seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces...

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos vjen sot në Tiranë/ Ja axhenda

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë. Nga nesër komisionerja do të nisë takimet me krerët...

“Zgjedhjet e 11 Majit”, Rama: Duhet të votoni fuqishëm PS nëse doni integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 Majit kanë një peshë më të madhe për shkak të situatës gjeopolitike ndërkombëtare. Në një takim...

Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës

Nga Eduard Zaloshnja Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe. Pas...

Lajme të tjera

Web TV