Çuditë e gjyqësorit/ Alqi Bllako bën ecejaken burg-shtëpi, shtëpi-burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit e GKKO-së rrezoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke vendosur rikthimin në qeli të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve. Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës për të cilat po hetohet Bllako u konsideruan krime të rrezikshme nga gjykata e Posaçme e Apelit dhe për këtë shkak u urdhërua ridërgimi i tij në paraburgim.

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, pas tre javësh “arrest shtëpie”, është rikthyer në qeli. Në fakt, vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë së tij ishte i befasishëm kur u la në “arrest shtëpie” dhe shkaktoi debate të shumta. SPAK e ankimoi vendimin dhe dje Gjykata e Apelit vendosi rikthimin në qeli në masën “arrest me burg pa afat”. Pasi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u kthye në burg për çështjen e inceneratorëve, avokati i tij, Sokol Azizaj, në një komunikim për mediat tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ai tha se nuk priste që gjykata të jepte këtë vendin, duke shtuar se në këto kushte masa ‘arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ janë e njëjta gjë. “Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale.

Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha avokati. Pala mbrojtëse pretendonte se lehtësimi i masës së sigurisë është i drejtë pasi SPAK-u ka ezauruar të gjitha veprimet hetimore dhe se ish-deputeti nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të dëmtojë provat, apo t’i shmanget hetimit. Ndër argumentet e paraqitura në seancën e 6 tetorit, kur u vendos edhe kalimi i Bllakos në “arrest shtëpie”, janë paraqitur edhe rrethanat familjare të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nevoja e tij si kryefamiljar në përkujdesjen e tre fëmijëve të mitur.

Lexo edhe :  FOTO/ Ironia e Berishës, vendos socialistët e arrestuar përreth Ramës: Yjet evropianë

Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, pak orë pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për ta arrestuar. Sipas SPAK, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me llojin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori, duke mashtruar Këshillin e Ministrave, si edhe ka përfituar ryshfet për favorizim të paligjshëm të kompanisë koncensionare.

 

Të fundit

“Do të kemi një pasaportë europiane”/Çuçi: Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të…

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në...

VIDEO/ “Sa fëmijë do të doje të kishe?” – Ja si i përgjigjet Gjesti Bieta Sulos!

Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Bieta Sulo ka pyetur Gjestin se sa fëmijë...

Video/ Nga një udhëheqës te tjetri: Kur historia përsëritet si parodi

Gafat e Sali Berishës nuk kanë te mbaruar gjatë kësaj fushate zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Në Berat, Berisha doli me zell para...

Shqipëria, në “lartësi” të reja, renditet e para në Europë për fluturimet komerciale

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në transportin ajror, me një rritje prej 11.2% të fluturimeve vetëm gjatë muajit mars 2025, sipas Eurostat....

Rama ironizon sërish Berishën me videon e bufit: Rromapërtoma kumlla ke dardha

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një tjetër video me buf ku ironizon kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.   “Rromapërtoma kumlla ke dardha, shkroi Rama...

Lajme të tjera

Web TV